Duke filluar nga dita e mërkurë, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi do të nisë takimet me përfaqësuesit e të gjitha partive politike.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave takimet do të kenë në qendër të bisedimeve zhvillimet e fundit politike në vend.

Situata politike në Kosovë u tensionua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli ilegjitime zgjedhjen president të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, partitë opozitare, AAK dhe Vetëvendosje, kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë seancën e rivotimit nëse Pacolli do kandidojë sërish.

Top Channel