FMN nuk i lëvroi Kosovës këstin e tretë të ndihmave me vlerë 40 milionë euro.

Një zyrtar i FMN-së në Prishtinë tha se qeveria e Kosovës nuk iu përmbajt këshillave të këtij organizimi në lidhje me ndarjen buxhetore.

Duke folur para një auditori studentësh, përfaqësuesi i FMN në Kosovë, Jose Sulemane tha se, me buxhetin e vitit 2011 Kosova rrezikon stabilitetin financiar.

Qeveria e Kosovës nga marrëveshja me FMN ka marrë vetëm 20 milionë euro, që nuk janë përdorur pasi kanë kaluar në fondin rezervë.

Top Channel