Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë thirrje për mbajtjen e tryezës politike mes të gjitha subjekteve parlamentare, për të zgjidhur krizën politike.
Në një reagim pas mbledhjes së kryesisë, AAK është shprehur se në Kosovë duhet gjetur rruga për të arritur konsensusin politik.
“Ndryshimi i Kushtetutës dhe i ligjit për zgjedhjet janë të domosdoshme për stabilizimin afatgjatë të skenës politike të vendit, e cila është dëmtuar rëndë me zgjedhjet e manipuluara parlamentare të vitit të kaluar”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.
Kjo parti, pak ditë më parë paralajmëroi se nuk do të jetë e pranishme në seancën parlamentare ku do të rivotohet për presidentin, nëse kandidat do jetë sërish Behgjet Pacolli.
Top Channel