Përfaqësuesi i lartë në Sarajevë, Valentin Incko ka deklaruar se shpërbërja e Bosnje e Hercegovinës është një opsion i papranueshëm për faktorin ndërkombëtar.

Incko ka theksuar se zyra e tij do të vazhdojë të ruajë kompetencat për respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

“Mundësia e krijimit të një shteti të ri do të ishte fitore pas vdekjes për Milloshevicin dhe triumf për Karaxhicin”, ka deklaruar Incko.

Top Channel