BDI do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, në Maqedoni, dhe do të vijojë të luftojë për implementimin e kushteve të saj, mes të cilave spikat Marrëveshja e Ohrit.
Deklarata është bërë nga sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi, i cili ka publikuar detajet e mbledhjes së kryesisë së partisë, të zhvilluar ditën e djeshme.
“Programi zgjedhor i BDI-së do të bazohet në shtyllat kryesore që janë: implementimi i plotë i MO, zhvillimi ekonomik i vendit, ulja e varfërisë, e papunësisë, si dhe vazhdimi i reformave në shëndetësi e arsim”, ka pohuar Ademi.
Eksponenti i BDI-së ka theksuar se përparësi të vecantë do t’i kushtohet gjithashtu proceseve integruese dhe zgjidhjes së kontestit të emrit.
Por për PDSH-në, pakti i Ohrit ka skaduar dhe nevojitet një tjetër marrëveshje me maqedonasit.
Top Channel