Presidenti bullgar, Georgi Parvanov ka kritikuar Bashkimin Evropian për përparimin e ngadaltë në procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit.

“Nëse duam një Evropë të fortë, nëse duam një Evropë që të jetë faktor i rëndësishëm në botë, atëherë kjo Evropë nuk mund të jetë e tillë pa Ballkanin perëndimor”, ka deklaruar Parvanov.

Komentet e tij presidenti bullgar i bëri pas një takimi me Nebojsha Radmanovic, kryesuesi aktual i presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Top Channel