Aleanca Kosova e Re është tërhequr nga opsioni i prishjes së koalicionit me PDK-në, i përfolur gjatë fundjavës.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet kryetari i përkohshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie.

Makolli ka bërë të ditur se AKR do të mbështesë koalicionin qeverisës dhe se do të kërkojë implementimin e të gjitha pikave të saj.

“Kryesia e AKR-së rikonfirmon mbështetjen për rikandidimin e zotit Pacolli për president. Ajo i bën thirrje opozitës për një reflektim pozitiv në kuadër të interesave të vendit, si dhe inkurajon partitë politike për konsultime, në vecanti për reformën zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit nga populli”, ka deklaruar Makolli.

Top Channel