Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër u plagos rëndë si pasojë e një aksidenti të orëve të para të ditës së sotme në rrugën Klinë – Gjakovë.

Sipas zyrtarëve të policisë rajonale të Pejës, nga aksidenti humbën jetën drejtuesi i automjetit dhe dy bashkëudhëtarë të tij, ndërsa personi i katërt është lënduar.

Drejtuesi i mjetit tip Rover me targa të Kosovës ka humbur kontrollin e makinës për arsye ende të panjohura.
Për këtë arsye, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike prej betoni.  

Viktimat ishin të gjithë të moshës 37 vjec.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe prokurori i qarkut, me urdhër të të cilit trupat e pajetë u dërguan për ekzaminim mjeko-ligjor në morgun e Prishtinës.  

 

Top Channel