Mediat greke kanë bërë të ditur në pasditen e së dielës në Athinë ndodhet për bisedime me kryeministrin Papandreu zëvendësminitsri i Jashtëm i Libisë ,Abdeladi Obeidi.

Takimi sipas tyre do të bëhet në orët e mbrëmjes ndërsa thuhet se qeveritari libian ka sjellë një mesazh shumë të rëndësishëm për kryeministrin grek nga ana e kolonelit Gedafi.
 
Zëvendësministri i Jashtëm libian ka vizituar më parë Tunizinë dhe më pas ka fluturuar drejt Athinës, bëjnë të ditur burime të agjensisë Reuters .
 
“Takimi është kërkuar në një bisedë telefonike midis kryeministrit Papandreu dhe kryeministrit të Libise”, shkruhet në deklaratën zyrtare të numrit një të qeverisë greke.
Gjithashtu theksohet se Papandreu ka pasur edhe biseda të tjera telefonike me udhëheqës të ndryshëm, si kryeministrin britanik Deivid Kameron, kryeminsitrin e Katarit sheikun Al Thani, kryeministrin libian Ali Al Mahmudi dhe kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan.
 
Temë kryesore e këtyre bisedimeve  kanë qenë zhvillimet e fundit në Afrikën e Veriut dhe sidomos në Libi.
 
Dje në bazën ushtarake të Kretës në Sude janë sjellë për t’u kuruar në spitalet e ishullit me avion ushtarak nga Libia, 5 persona të plagosur rëndë gjatë përleshjeve të armatosura.

Top Channel