Diplomati austriak Wolfgang Petritsch i ka cilësuar si “të rrezikshme” propozimet që presidenti serb Boris Tadic i bëri Tiranës zyrtare për të ndarë kufijtë në Ballkan.

“Unë nuk i di arsyet përse Tadic ka bërë një deklaratë të tillë, për marketing para elektoratit apo për ndonjë cështje tjetër. Por sido që të jetë, këto deklarata rreth kufijve mund të interpretohen si një provokim dhe si një ftesë për luftë të re ballkanike”, ka deklaruar Petritsch.

Ai është shprehur se deklarata të tilla janë të rrezikshme, joserioze dhe nuk i kontribuojnë stabilitetit të rajonit.

Më tej Petritsch ka përshëndetur nisjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, duke i vlerësuar si një proces që do të ndikojë pozitivisht për paqen mes dy vendeve.

Top Channel