Parlamenti në Maqedoni, ku më 5 qershor është parashikuar të mbahen zgjedhjet e parakohshme, do të shpërndahet jo më vonë se më 16 prill.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë maqedonase, sipas të cilave pas kësaj date do të mund të fillojë edhe fushata elektorale e subjekteve politike.

Ndërkohë, deri më 16 prill Parlamenti pritet të votojë të gjitha pakot e ligjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet, përfshirë këtu kërkesat e opozitës.

Partitë e këtij fraksioni, mes të cilave edhe LSDM-ja e Branko Cervenkovskit, kanë deklaruar se do vijojnë bojkotin e Parlamentit.

Top Channel