Opozita kosovare ka akuzuar qeverinë se nuk ka vizion për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në një tryezë, LDK ka kritikuar hartimin e buxhetit për vitin 2011 nga qeveria dhe procesin e privatizimit të kompanive.

“Cdo gjë që po bëjnë, nga buxheti tek privatizimi, po e bëjnë pa një strategji. S’e dimë se ku po e cojnë vendin nga pikëpamja ekonomike dhe ajo e integrimit evropian”, ka deklaruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe përfaqësuesi i lëvizjes Vetëvendosje, tashmë parti politike, Visar Imeri.

“Kur nuk ke konceptin e zhvillimit ekonomik, atëherë nuk di se ku të shkosh, nuk ke prioritete. Kjo qeveri nuk ka prioritete”, ka thënë ai.

Top Channel