Rreth 200 vetë u mblodhën pasditen e djeshme në sheshin kryesor të Zagrebit, në Kroaci, duke kërkuar largimin e qeverisë.

Ashtu si dhe në protestat e tjera, që kanë filluar në fillim të këtij viti, protestuesit kanë kërkuar shpërbërjen e qeverisë, të cilën e akuzojnë për korrupsion.

Nga ana e saj, qeveria kroate nuk ka reaguar ndaj protestës së djeshme, por më herët ajo ka deklaruar se kërkesat e protestuesve mund të plotësohen vetëm pas mbylljes së bisedimeve për anëtarësimin me BE-në.

Kroacia është vendi ballkanas që ndodhet më pranë aderimit në Unionin Evropian dhe deri tani ka përmbushur shumicën e kushteve të parashtruara.

Top Channel