Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi zgjedhjen president të Behgjet Pacollit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi do rikthehet në ushtruesin e detyrës së kreut të shtetit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave dorëzimi i detyrës nga Pacolli tek Krasniqi do të bëhet ditën e hënë dhe jo sot, sic ishte parashikuar.

Ceremonia në fjalë, sipas burimeve, do të bëhet në zyrat e selisë së presidencës. Ndërkohë që shtyrja e saj për të hënën u bë me kërkesë të Pacollit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka futur Kosovën në një situatë të vështirë, pasi nëse dështon sërish zgjedhja e presidentit, vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje.

Top Channel