Jakup Krasniqi, për herë të dytë president në detyrë, ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë është krijuar një realitet i ri.

“Është krijuar një realitet i ri në skenën politike të vendit. kjo cështje duhet të zgjidhet gjatë javës së ardhshme mes subjekteve politike”, ka pohuar Krasniqi.

Ndërkohë, ai ka refuzuar të komentojë mbi arsyet e mundshme që kanë cuar AKR-në të paralajmërojë shkëputjen nga koalicioni me PDK-në.

Por nga ana tjetër, Krasniqi është shprehur kundër opsionit të zgjedhjeve të parakohshme, duke vlerësuar se aktualisht ato nuk i shërbejnë Kosovës.

Përmes një komunikatë për shtyp të shpërndarë mbrëmjen e djeshme, AKR njoftoi se po shqyrton seriozisht shkëputjen nga koalicioni.

Sipas komunikatës, shkak për këtë opsion është bërë realiteti i ri politik pas vendimit të gjykatës dhe mosrespektimi i plotë i kontratës politike nga PDK.

Top Channel