Era i “shpall luftë” Mbretëreshës

02/04/2011 10:15

Britania e Madhe mund t’i shpallë luftë erës, pasi ajo sulmoi një ditë më parë Mbretëreshën e pambrojtur në një bazë ajrore të “Royal Air Force”.

Elizabeth II mbërriti në Anglesei për të vizituar nipin e saj, Princin William, kur u kap në befasi nga stuhia me erë deri 80 km/h dhe iu desh të luftonte që të mbronte kapelen e saj të kuqe.

Mbretëresha u përshëndet nga komandanti i bazës, kapiteni Bruce Hedley, ndërsa u vendos himni kombëtar, përpara se Mbretëresha të takonte Princin, i cili po kryen detyrat e tij ushtarake në këtë bazë.

William, i cili në një intervistë të botuar pak ditë më parë pranoi se është nervoz për martesën që do të zhvillohet në fund të muajit dhe gjyshja e tij u fotografuan duke bërë një bisedë të përzemërt.

FOTO GALERI
1/3
Elisabeth II goditet nga era deri në 80 km/h

Top Channel