Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca për Kosovën e Re, po shqyrton mundësinë e daljes nga koalicioni me partinë e kryeministrit Hashim Thaci, PDK.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, të cilat i referohen një komunikate për shtyp të shpërndarë në mbrëmje nga zyra e vetë AKR-së.

Sipas komunikatës, shqyrtimi i këtij opsioni ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, konkretisht pas shfuqizimit të zgjedhjes president të Pacollit.

Nga ana tjetër, thuhet në komunikatë, motiv për shkëputje është bërë edhe mungesa e respektimit në tërësi të marrëveshjes për koalicion.

Gjithësesi, vendimi përfundimtar i AKR-së pritet të zbardhet më vonë gjatë ditës së sotme, pas një takimi me partitë e vogla, PSDK-në e Agim Cekut dhe PD-në e Ferid Aganit.

Top Channel