Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Richter, me epiqendër në det, është regjistruar rreth orës 15:29 të ditës së sotme në brigjet e Greqisë.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në një zonë 60 kilometra në veri të ishullit të Kretës.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë, në Itali dhe Egjipt, sipas autoriteteve ndërkombëtare përgjegjës për matjen e lëkundjeve.

Nuk ka njoftime për dëme apo të lënduar.

Top Channel