Negociatori serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka deklaruar se procesi po zhvillohet në bazë të Kushtetutës serbe.

“Bisedimet po udhëhiqen në harmoni me Kushtetutën e Serbisë”, është shprehur Stefanovic në një takim mbi dialogun të zhvilluar në Beograd.

Negociatori ka deklaruar se raundi i ri i bisedimeve mes palëve duhet të mbahet në mes të prillit dhe në të të mbyllen temat e hapura në raundet e para.

Ndërkohë, negociatorja kosovare Edita Tahiri deklaroi sot nga Tirana se bisedimet janë vetëm për cështjet teknike dhe se ato nuk do të marrin kurrë dimensione të tjera.

Top Channel