Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shkup, me ftesë të homologes maqedonase Gordana Jankulovska.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë maqedonase, sipas të cilave dy zyrtarët pritet të nënshkruajnë një sërë marrëveshjes mbi patrullimet e përbashkëta policore në kufi.

Në përfundim të takimit, dy ministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp, ku pritet të japin disa detaje mbi marrëveshjet.

Kjo është vizita e dytë që Rexhepi zhvillon në Maqedoni, pas asaj të vitit të kaluar kur ai qendroi në Shkup një ditë pas vrasjes së ish-komandantit të UCK-së, Harun Aliu.

Top Channel