Të gjitha partitë shqiptare në Maqedoni mbështesin idenë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në këtë vend.

Për faktorin shqiptar, nuk është e rëndësishme data pasi ata thonë se janë të përgatitur.

“Jemi më se të përgatitur për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 5 qershor. Sa për koalicionet, ne jemi në bisedime. BDI ka qenë për frymën e unifikimit të faktorit shqiptar”, ka deklaruar Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Një objektiv të ngjashëm duket se ka edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci, i cili ka bërë thirrje për hartimin e një platforme të përbashkët.

“Puna që do të bëjmë do të jetë unifikimi i partive shqiptare. Të bëjmë një platformë dhe të ndajmë pushtetin”, ka deklaruar Thaci.

Data 5 qershor për zgjedhjet e parakohshme u caktua ditën e mërkurë nga kryeministri Nikolla Gruevski. Ajo u pranua nga presidenti Ivanov, që u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi.

Top Channel