Ambasada amerikane në Kosovë i ka bërë thirrje institucioneve dhe partive politike që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurat për zgjedhjen e presidentit.

“Ne besojmë se ata deputetë që kërkuan mendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën e 22 shkurtit, kanë detyrimin politik dhe moral që të respektojne të gjitha aspektet e mendimit të shumicës së kësaj gjykate. Ne i ftojmë ata që të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese, duke marrë pjesë në Kuvend për të lejuar formimin e institucioneve të Republikë së Kosovës”, thuhet në një deklaratë të ambasadës amerikane.

Në këtë dokument, selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara u kujton faktorëve politikë kosovarë se, shteti i ri nuk mund t’i lejojë vetes një paralizë institucionale.

Top Channel