Lëvizja studentore në Shkup takohet me kongresmenin amerikan, Ademi: Nuk do të pranojmë kthim prapa në çështje që prekin identitetin tonë kombëtar
Punonjës të Postë Telekomit të Kosovës dhe aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” po protestojnë para ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë.
Ata u mblodhën për të kundërshtuar privatizimin e PTK-së të parashikuar në projektbuxhetin e ri të Kosovës i cili po votohej në Kuvend.
Situata është tensionuar menjëherë pas miratimit të buxhetit, i cili u njoftua jashtë mjediseve të Kuvendit nga deputetët e Vetëvendosjes.
Pas këtij lajmi turma tentoi të futej me dhunë në mjediset e Kuvendit, por u ndalua nga forcat e rendit të cilët i spërkatën protestuesit për t’i larguar.
Disa protestues si dhe gazetarë në vendngjarje u lënduan dhe si pasojë janë dërguar në spital.
Ndërkohë, sipas burimeve në vendngjarje, ata janë duke pritur një takim me kryetarin e Kuvendit.
Protestuesit thonë se nuk do të largohen nga Kuvendi derisa të plotësohen kërkesat e tyre për heqjen e privatizimit të PTK-së nga buxheti i Kosovës.
Para protestuesve foli udhëheqësi i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti i cili tha se privatzimi i PTK-së dhe ndërmarrjeve kryesore të Kosovës është privatizimi i vetë shtetit.
Top Channel