Pink tregon muajt e fundit të shtatzanisë

31/03/2011 12:30

“Nuk jam ndjerë kaq e plogësht në të gjithë jetën time.”

Kështu shkruante Pink në profilin e saj në Twitter.

“Sot rashë sërish! Ndihem si gjyshja ime 92-vjeçare”, shtoi ajo.

Këngëtarja është në fazën e fundit të shtatzanisë së saj dhe nuk mbahet dot në këmbë më shumë se 5 minuta radhazi.

Gjithsesi, Pink e merr me sportivitet këtë etapë dhe i tregon këto “aksidente” në Twitter për të gjithë fansat e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA