Maqedoni, mbillen miliona pemë
31/03/2011 19:05
Mijëra qytetarë maqedonas kanë punuar vullnetarisht sot në këtë vend në kuadër të një projekti që synon mbjelljen e 3 milionë pemëve.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë maqedonase, sipas të cilave nisma në fjalë është ndërmarrë me qëllim ringjalljen e pyjeve.
Mijëra hektarë pyje shkatërrohen cdo vit në Maqedoni për shkak të zjarreve. Më herët aktivistët kanë mbjellë 30 milionë pemë në 850 hektarë tokë.
Top Channel