Policia e Kosovës gjatë protestave të organizuara sot nga sindikata e punëtorëve të PTK-së ka lënduar dy gazetarë, Saranda Ramën nga Koha Vizion dhe Arton Mulliqin, gazetar i RTV21.

Asosacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka dënuar ashpër lëndimin e dy gazetarëve, të cilët ishin në vendngjarje për të mbuluar protestën.

“Sulmet ndaj gazetarëve, në përpjekje për të mos i lejuar ata që ta kryejnë punën e tyre, nga kushdo që bëhen, dërgojnë sinjale negative në një kohë kur Kosova vazhdon të jetë në një situatë jo të favorshme përsa i përket lirisë së shtypit dhe të shprehjes”, thuhet në një komunikatë të AGPK-së.

Top Channel