Gabimi trashanik i Kate Holmes

31/03/2011 16:50

Katie Holmes u bë protagoniste e një gabimi të pabesueshëm, ndërsa i bleu vajzës së saj disa karamele erotike me forma të organeve gjenitale.

Për kënaqësinë e të gjithë gazetave rozë, 5-vjeçarja u fotografua duke ngrënë pa kuptuar asgjë karamelet me “pullë të kuqe”, ndërsa Holmes përfundoi nën akuzë në faqet e para të të gjithë gazetave rozë.

Duke u shfajësuar në një emision, 32-vjeçarja deklaroi: “Isha me Surin në një lokal në Nju Jork që quhet “Serendipity” dhe ku shkojmë vazhdimisht, pasi ka lojra argëtuese për fëmijë.

Ndërsa po hanim një ëmbëlsirë, Suri më kërkoi karamele dhe mendova se i bleva të preferuarat e saj, “Swedish Fish”. Kur pashë se çfarë i kisha blerë në të vërtetë, mbeta e shokuar. Është e gabuar që prodhojnë gjëra të tilla”.

Top Channel