Në Filipine ka shpërthyer një skandal pas pjesëmarrjes së një fëmije 6-vjeçar në një program talentesh.
Në këtë program, vogëlushi u detyrua të imitonte kërcimin e një balerine striptizi në këmbim të parave për familjen e tij të varfër.
Fëmija dallohet që është gati duke qarë në kohën që kërcen dhe duket shumë i trembur. Në të njëjtën kohë prezantuesi vetëm qesh ndërsa publiku duartroket pa pushim i kënaqur nga “shfaqja”.
Corazon Soliman, ministrja e Mirëqenies Sociale, dënoi publikisht “abuzimin emocional dhe turpërimin” që pësoi fëmija duke deklaruar: “Mund të krijohen trauma kur detyrohesh të imitosh të rritur në këmbim të parave.”
Rrjeti televiziv që transmeton programin u justifikua si më poshtë:
“Lotët e fëmijës ishin të shtirura sepse donte të dukej i trishtuar dhe jo sepse u detyrua të kërcente. Ai mendonte se kështu e donte lloji i kërcimit dhe vetëm sa po luante rolin.”
Top Channel