Princi Harry “kthjelloi” idetë e tij ndërsa u zhyt në një gropë të krijuar në mes të ujit të ngrirë, në pikën më veriore të Norvegjisë.
Kjo përvojë e padëshiruar nga shumica e njerëzve është pjesë e një programi stërvitor, të cilin vëllai i Mbretit të ardhshëm të Britanisë është duke kryer, përpara se t’i bashkohet një grupi ushtarakësh të plagosur, në turin e tyre në Polin e Veriut.
I pyetur se si u ndie në ujin e ngrirë me veshjen e tij mbrojtëse, Harry u shpreh duke qeshur për mediat se kjo ishte “eksperienca më e ngrohtë” që kishte provuar ndonjëherë.
Pavarësisht se uji ishte disa gradë nën zero dhe temperatura e ambientit -25 gradë celcius, në ishullin Stipsbergen, në veri të Norvegjisë, kjo përvojë nuk do të ketë të krahasuar me atë që Harry do të provojë në Polin e Veriut.
Për rreth një muaj, Princi i Britanisë së Madhe do të përshkrojë rreth 320 kilometra në skajin më verior të planetit, ku në këtë kohë temperaturat arrijnë deri -45 gradë.
Top Channel