Kujtimi i regjizores së famshme të kinematografisë shqiptare, Adriana Elini Xhanajka, u nderua sot në ceremoninë mbyllëse të muajit të grave kineaste, iniciativë e Arkivit Qëndror Shqiptar të Filmit.
Xhanajka u nda nga jeta 17 vjet më parë, pas një karriere të nisur që në fundin e viteve 1950. Fillimisht si regjizore montazhi dhe më pas regjizore e filmit dokumentar, Xhanajka u shndërruar në një prej “yjeve” të kinematografisë sonë.
Dokumentari i saj i parë, “Universiteti ynë”, u xhirua gjatë vitit 1968. Deri në vitin 1988, për 20 vjet me radhë, kineastja regjistroi mbi 40 dokumentarë artistikë, me reportazhe dhe kronika që ilustronin ngjarjet e atyre viteve.
Ndër filmat më të shquar të Xhanajkës renditen “Tokë e Begatë” apo “Çdo vijë një vizatim”, nderuar me çmimin për regjinë në Festivalin VII të dilmit dokumentar, të fituar edhe në vitin pasardhës për dokumentarin “Kolë Idromeno”.
Top Channel