Moore dhe Aniston, art kundër kancerit

30/03/2011 14:40

Aktoret Demi Moore dhe Jennifer Aniston, së bashku me këngëtaren Alicia Keys dhe kineasten Patty Jenkins, janë bashkuar për një projekt solidar.

Këto katër personazhe do të xhirojnë një film me episode të eksperiencave të femrave që kanë qenë të prekura nga kanceri i gjirit.

“Ne duam që të informojmë dhe të frymëzojmë dialogun, kërkimin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje”, u shpreh protagonistja e serialit Friends, Jennifer Aniston.

Aniston do të jetë një nga 5 bashkëregjisoret në këtë projekt, në të cilin nuk dihet ende se kush është elementi i pestë që do të angazhohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA