Maqedoni, opozita heq dorë nga kushtet

30/03/2011 18:00

Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Branko Cervenkovski, ka hequr dorë nga të gjitha kushtet që kishte parashtruar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Nikolla Gruevski që të caktojë sa më parë datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Miratoni cfarëdo kodi zgjedhor, bëni cfarë të doni me kodin zgjedhor, harxhoni sa të doni para buxhetore për reklamat. Lidhja Social-Demokrate do të marrë pjesë në zgjedhje dhe me ndihmën e popullit do t’ju mundë”, i ka shkruar Cervenkovski-Gruevskit.

Prononcimi i tij erdhi pasi kryeministri Gruevski pak ditë më parë i quajti të palogjikshme dhe joligjore kërkesat e LSDM-së.

Për të premten, Parlamenti ka caktuar seancën për miratimin e kodit zgjedhor, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e paraqitjes së iniciativës për shpërndarjen e Parlamentit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve.

Top Channel