Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka caktuar 5 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Në njoftimin e tij për mediat, Gruevski ka deklaruar se shpreson që ky propozim të miratohet edhe nga Parlamenti, i cili prej kohësh vuan mungesën e opozitës.

“Në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, por edhe dinamikës së ngjarjeve, VMRO-DPMNE do t’i propozojë Parlamentit që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 5 qershor”, ka deklaruar Gruevski.

Kryeministri ka nënvizuar se, me ndryshimet e reja në kodin zgjedhor dhe me pastrimin e listave zgjedhore do të sigurohen zgjedhje të lira dhe demokratike.

Njoftimi i tij erdhi vetëm pak momente pasi partia më e madhe e opozitës, LSDM, i bëri të qartë atij se heq dorë nga të gjitha kushtet e parashtruara për mbajtjen e zgjedhjeve.

Top Channel