Lady Gaga feston ditëlindjen në skenë
30/03/2011 09:45
Lady Gaga festoi ditëlindjen e saj të 25-të mbrëmjen e djeshme, në skenë, përballë mijëra fansave.
Këngëtarja festoi duke performuar në Staples Center të Los Angeles në kuadër të turit të saj botëror, Monster’s Ball.
Në fund të koncertit, disa nga kërcimtarët i sollën një tortë të madhe. Lady Gaga fryu qirinjtë duke i uruar fansave të saj shëndet dhe lumturi.
Top Channel