Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i sapokthyer nga një vizitë zyrtare në Hungari, ka mohuar cdo përgjegjësi mbi zhvillimin e seancës së 22 shkurtit, kur u zgjodh president Behgjet Pacolli.

“Kjo nuk është cështja ime, unë e kam drejtuar seancën sipas kompetencave. I ushtroj përgjegjësitë e mia në bazë të programit, nuk kam përdorur asnjë mangësi. Seanca është publike, njerëzit mund ta verifikojnë. Unë nuk dua ta vlerësoj punën që bëmë në afate të shkurtra”, ka pohuar Krasniqi.

Ai është shprehur i gatshëm të kontribuojë për zgjidhjen e situatës së krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi zgjedhjen e Pacollit president.

“Nëse është në interes të Kosovës, ne jemi këtu për t’i plotësuar ato”, ka theksuar Krasniqi, i cili ka shtuar se, respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel