Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndaj zgjedhjes së presidentit nuk do ta dobësojë punën e diplomacisë për njohjet e mëtejshme të Kosovës.

“Absolutisht jo. Politika e jashtme është stabile, ajo vijon punën. Qëllimi im është që ajo të ketë dinamikë, energji, të ketë agresivitet dhe të përfaqësojë interesin e Kosovës në cdo pjesë të botës”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme dhe gjithë qeveria do të hartojnë një strategji diplomatike për të zgjeruar njohjet e shtetit të ri.

“Pjesë e këtij dokumenti duhet të jetë edhe mënyra sesi ne duhet të zbusim kundërshtimin e disa shteteve që janë kundër pavarësisë”, ka theksuar Hoxhaj.

Top Channel