Lëvizja studentore në Shkup takohet me kongresmenin amerikan, Ademi: Nuk do të pranojmë kthim prapa në çështje që prekin identitetin tonë kombëtar
Veteranë të luftës së Kosovës, të rinj dhe qytetarë të shumtë kanë protestuar edhe sot në Prishtinë kundër arrestimeve të ish-luftëtarëve të UCK-së nga EULEX-i.
Protesta filloi para Fakultetit të Filologjisë dhe pjesëmarrësit marshuan drejt sheshit “Nënë Tereza”.
Me parullat e tyre ata kanë kërkuar lirimin e ish-luftëtarëve të UCK-së, si dhe largimin e misionit EULEX nga Kosova.
“Lironi clirimtarët”, “EULEX, merr plackat dhe ik”, “EULEX jashtë Kosovës” dhe “Lufta jonë është e shenjtë” kanë qenë disa prej parullave të përdorura.
Organizatorët e manifestimit kanë deklaruar se veprimet e misionit evropian po i kontribuojnë destabilitetit në Kosovë dhe rajon.
Ndërkohë, edhe ditën e djeshme ish-luftëtarë të UCK-së kanë vijuar me depozitimin e dëshmive të tyre në prokurorinë speciale të Kosovës.
Top Channel