Ceremonia përkujtimore para funeralit të Khameneit/ Masa të rrepta sigurie dhe mobilizim masiv i qytetarëve, ‘paralizohen’ qytetet kryesore iraniane
Turma me dhjetëra mijëra mbështetës të presidentit Bashar al-Assad protestuan sot në Siri, në disa manifestime të organizuara nga qeveria, disa orë përpara se ajo të jepte dorëheqjen.
Dëshmitarë dhe korrespondentë të mediave ndërkombëtare informuan se turmat e protestuesve u mbushën me punonjës të detyruar të administratës, ndërsa u lëshuan thirrje si ato të “Bashar, jemi gati të vdesim për ty”.
Pavarësisht dorëheqjes së qeverisë dhe premtimit të daljes së presidentit al-Assad në një fjalim përpara kombit më vonë gjatë ditës, situata në vend mbetet e tensionuar.
Trupat qeveritare vazhdojnë të mbajnë të rrethuar qytetet kryesore të vendit, ndërsa pjestarë të forcave speciale mund të shihen në terracat e qyteteve me snajpera, në gatishmëri për të qëlluar.
Top Channel