Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që konsideron si antikushtetuese procedurën e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president, ka futur në krizë politikën kosovare.

Kryeministri Thaci dhe presidenti Paciolli u takuan sot. Pas takimit mes dy krerëve, këshilltari politik i presidentit kosovar, Ibrahim Gashi tha se zoti Pacolli është i gatshëm të japë menjëherë dorëheqjen nëse këtë ia rekomandon Gjykata Kushtetuese.

“Në takim u diskutua mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbi hapat e Presidencës për këtë vendim. Ne e respektojmë atë, por jemi në pritje të vendimit përfundimtar. Presidenti Pacolli është gati të përmbushë cdo kërkesë të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Gashi.

Pas takimit kryeministri Thaci nuk pranoi të prononcohej për mediat duke u larguar në heshtje. Por vendimi i gjykatës ka bërë që si Pacolli, ashtu edhe Thaci, si dhe ambasadori amerikan Christopher Dell të anulojnë axhendën e tyre.

Top Channel