Marrëveshja me SHBA-në, burimet pranë Teheranin zbulojnë: Mojtaba Khamenei nuk e ka dhënë ende miratimin
Libia akuzoi koalicionin ndërkombëtar që po ndërmerr sulmet anti-Gedafi se synon të cojë vendin drejt luftës civile e më pas ndarjes territoriale.
“Taktika e koalicionit ndërkombëtar është krijimi i kushteve për të imponuar ndarjen e vendit në dy pjesë që do të cojë në një luftë civile, situatë e ngjashme me Somalinë”, tha zv/ministri i Jashtëm libian, Kaim për mediat ndërkombëtare.
Ndërkohë, forcat rebele kanë mbërritur në portat e qytetit të Sirtes ku ka patur edhe luftime sporadike. Ushtria pro-Gedafit që kontrollon këtë qytet ka bombarduar rebelët me artileri të rëndë. Gjithësesi, rebelët shprehen të vendosur për të mos e ndaluar ofensivën e tyre, deri në marrjen e Tripolit dhe rrëzimin e Gedafit.
Top Channel