Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Kreu i Këshillit Kombëtar të tranzicionit, shpesh e quajtur si qeveria e rebelëve në Libi, Mustafa Abdeljalil siguroi se Gedafi do të dalë para drejtësisë menjëherë pas “fitores” së revolucionit.
Në një intervistë për televizionet francezë, Abdeljalil tha se pas fitores, Gedafi do të dalë para drejtësisë për të gjitha krimet e kryera. Do përpiqemi, tha ai, të ndërtojmë një Libi të lirë e demokratike.
Ndërkohë, qyteti i Sirtes, vendlindaj e Gedafit është beteja e radhës më forcave rebele, që kanë fituar mjaft terren dhe ushtrisë së Gedafit, gjithmonë e më shumë në tërheqje. Në këtë qytet, besnikët e kolonelit kanë përdorur artilerinë e rëndë për të goditur rebelët e armatosur lehtë, dhe mediat ndërkombëtare parashikojnë zhvillimin e një beteje të ashpër për kontrollin mes palëve për kontrollin e këtij qyteti.
Top Channel