Libia, Gheddafi: Ndal barbarive

29/03/2011 09:50

“T’i jepet fund sulmit barbar në Libi i cili është i krahasueshëm me atë të Hitlerit në Evropë”. Ky është mesazhi i Gheddafi për grupin e kontaktit që do të mblidhet sot në Londër.

“Lini Libinë për libianët, jeni duke kryer operacione shfarosëse”, shton ai.

Rreth 40 vende priten sot në Londër për mbledhjen e parë të grupit të kontaktit mbi Libinë, që do të ketë për detyrë të pilotojë, në planin politik operacionet ndërkombëtare.

Top Channel