Libi, kryengritësit zbrapsen në Ben Jawad

29/03/2011 10:20

Kryengritësit libianë janë zbrapsur në Ben Jawad, 150 kilometra nga Sirte.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë rebelët, të cilët kanë mbërritur në portat e qytetit të lindjes së Gheddafi dhe më pas u detyruan të zbrapsen nga zjarri intensiv i kundërshtarëve.

Forcat besnike të liderit libian kanë përdorur raketa, granata e armë të rënda për të detyruar kryengritësit, që kishin mbërritur dhjetra kilometra nga Sirte, të tërhiqeshin nga një zonë ku shumë fshatra të popullsisë janë besnike ndaj qeverisë.

Top Channel