Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj po vijon vizitën e tij në Kroaci, ku sot është pritur nga presidenti i këtij vendi, Ivo Josipovic.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, gjatë takimit Josipovic ka siguruar mbështetjen e Kroacisë ndaj integritetit territorial të Kosovës dhe ndaj synimeve integruese të shtetit të ri.

Ndërsa ministri Hoxhaj, nga ana e tij ka falenderuar presidentin për mbështetjen e Kroacisë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj ka deklaruar se tani është momenti që dy vendet të ngrenë në një nivel më të lartë marrëdhëniet e tyre dypalëshe.

Dy zyrtarët kanë rënë dakord për përforcimin e lidhjeve vecanërisht në fushën e ekonomisë, saktësojnë më tej mediat kosovare.

Top Channel