Kelly Osbourne, 30 mijë $ borxhe

29/03/2011 12:50

Kelly Osbourne i detyrohet një shumë prej 34 mijë e 763 dollarësh shtetit të Kalifornisë që nga viti 2009, sipas dokumentave që janë paraqitur në një gjykatë në Los Angeles.

Por, duket se vajza e Ozzy Osbourne ka probleme të tjera. Sapo është transferuar në një apartament të ri, ka fituar 15 milionë dollarë për rolin e saj në serialin ‘Fashion Police’ dhe është e zënë me detyrën e zëdhënëses së linjës së rrobave të këngëtares Madonna.

Sidoqoftë, edhe pse Kelly rrezikon burgun nëse konfirmohet ky borxh, duket se ajo nuk e ka problem kthimin e kësaj shume dhe zgjidhjen e problemit.

Top Channel