Japoni, rrjedhje e mundshme e plutoniumit

29/03/2011 08:25

Qeveria japoneze e konsideron të mundur një rrjedhje plutoniumi nga centrali i Fukushimës.

Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp kreu i kabinetit, Yukio Edano, që ka lajmëruar “më shumë kontroll edhe në zonat përreth impiantit”.

Ndërkohë pothuajse në të njëjtën kohë kryeministri Naoto Kan, ka siguruar parlamentin se qeveria është në gjendje alarmi maksimal për Fukushimën, ku situata mbetet e paparashikueshme.

Top Channel