Prokurorët e gjykatës së Hagës kanë kërkuar nga gjyqtarët e këtij organi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-shefin e shtabit të ushtrisë jugosllave, Momcillo Perishic.

Perishic akuzohet se ka ndihmuar dhe mbështetur kryerjen e krimeve të luftës në Bosnje dhe Kroaci në vitet 1993-95.

“Kërkojmë që gjenerai Perishic të shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe të dënohet me burgim të përjetshëm”, ka deklaruar prokurori Mark Harmon.

Gjenerali serb përballet me 13 akuza, mes të cilave spikasin ajo për ndihmë dhe pjesëmarrje në vrasje, si dhe sulme kundër civilëve joserbë në Sarajevë, Zagreb dhe Srebrenicë.

“Veprimi i Perishic ishte kriminal pasi ai ka ndihmuar dhe mbështetur autorët e krimit”, është shprehur më tej prokurori Harmon.

Top Channel