Komisioneri i BE për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka deklaruar se Serbia duhet që urgjentisht të realizojë reformat, nëse do që gjatë këtij viti të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është një udhëtim i lehtë, por 2011-a është është viti i mundësive për politikën e zgjerimit për të gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor dhe për Serbinë në veçanti”, ka deklaruar Fyle para deputetëve në Parlamentin e Beogradit.

Fyle ka theksuar se Beogradi duhet të bëjë progres në reformat gjyqësore, të bëjë ndryshime në ligjet zgjedhore, të bëjë më shumë për të luftuar krimin dhe korrupsionin, të rrisë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të sigurojë legjislacion të qartë për një mjedis biznesi të sigurt.

Komisioneri evropian ka shfaqur gjithashtu shpresën se bisedimet mes delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës do të arrijnë së shpejti rezultate pozitive.

Top Channel