Merkel humb Baden Vyrtembergun

28/03/2011 14:45

Partia Kristiandemokrate e kancelares gjermane Angela Merkel humbi në landin e Baden Vyrtembergut, pas gjashtë dekadash të mbajtjes së pushtetit.

Rezultatet paraprake tregojnë fitues të gjelbërit me 24.2% dhe aleatët socialdemokratë me 23.1%, ndërsa partia e Merkel, CDU me 39% dhe aleatët, Demokratët e Lirë me 5.3%.

Energjia bërthamore ishte një nga çështjet qendrore të këtyre zgjedhjeve, veçanërisht pas aksidentit në centralin “Daiici” të Fukushimas në Japoni.

Votimi në landin e pasur, jug-perendimor të Gjermanisë u konsiderua gjerësisht si një referendum për Merkelin.

Rajoni përreth Shtutgartit ka një popullsi prej 11 milionë banorësh dhe është qeverisur nga kristiandemokratët prej vitit 1953.

Nëse të Gjelbrit formojnë një koalicion me socialdemokratët do të jetë hera e parë që ato do të marrin pushtetin në këtë land.

Zëdhënësi i partisë së Gjelbër, Franc UnterSteller tha se ëndrra po bëhet realitetet.

“Kurrë s’do ta kishin ëndërruar një rezultat të tillë disa ditë më parë”, tha ai.

Guvernatori i kristiandemokratëve, Stefan Mapus dhe një prej mbrojtësve të energjisë bërthamore tha se votuesit u prekën dhe ndikuan nga ngjarjet në Japoni.

Në zgjedhjet që u zhvilluan në një land tjetër, në Rajnland Pfalc rezultatet paraprake treguan sërish fitues të gjelbrit.

Top Channel