Marrëveshja me SHBA-në, burimet pranë Teheranin zbulojnë: Mojtaba Khamenei nuk e ka dhënë ende miratimin
Forcat ajrore të koalicionit perëndimor janë duke bombarduar qytetin e Sirtes, ku luftime të ashpra po zhvillohen midis forcave qeveritare dhe rebelëve.
Sirte ka një vlerë të dyfishtë për dyluftuesit, si qyteti i origjinës së diktatorit Gaddafi dhe një pikë e rëndësishme e industrisë së naftës në vend.
Më parë gjatë mëngjesit, rebelët deklaruan për mediat ndërkombëtare se e kishin marrë qytetin, por këto raportime janë kundërshtuar nga luftimet që ende po zhvillohen.
Sot u arrit që komanda e plotë e operacioneve në Libi të kalonte në duart e NATO-s. Gjatë fundjavës, një sërë qytetesh strategjike apo të prodhimit të naftës, si Ras Lanuf, Brega, Uqaila dhe Bin Javad ranë në duart e rebelëve.
Top Channel